Tiranë, e përndiqte 38-vjeçari, ja dëshmia e vajzës në polici

Kronikë e zezë

Tiranë, e përndiqte 38-vjeçari, ja dëshmia e vajzës në polici

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 07:32
Ilustrim

Policia e Tiranës ditën e djeshme ka njoftuar se është arrestuar një 38-vjeçar pasi përndiqte ish të dashurën e tij, 15-vjeç më të vogël.

Shtetasi me inicialet B.B me përndjekjen e tij të vazhdueshme kishte sjell shqetësim dhe gjendje ankthi te vajza, ai akuzohet për përndjekje, e ndërsa kallëzimin e polici e ka bërë vetë 23-vjeçarja e cila ka deklaruar, se prej dy muajsh ishte ndarë nga 38-vjeçari për shkak të dhunës psikologjike që ushtronte ndaj saj, pasi ishte xheloz dhe nuk e lejonte të dilte nga shtëpia.

Por këtë fakt ai nuk e ka pranuar dhe disa ditë pas ndarjes i ka kërkuar që të kthehej prapë në banesën ku kishin jetuar bashkë.

Fillimisht ai nuk ka reaguar ndaj refuzimit të 23-vjeçares për të bashkëjetuar sërish, por javët e fundit kishte filluar që t’i telefononte, madje edhe ta kërcënonte që të rikthehej tek ai.

Vajza ka deklaruar se ditët e para ka ngurruar t’i drejtohej Policisë, pasi ka pritur që ai të bindej dhe të hiqte dorë nga ideja që kishte për t’u lidhur prapë me të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat