Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, 1 i vdekur. Ja emri

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, 1 i vdekur. Ja emri

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 21:22
Në vendin e ngjarjes ka pasur një numër të madh qytetarësh, pushuesish, që janë tronditur nga ngjarja e rëndë.

(E plotësuar) - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Raportohet se ka pasur të shtëna me armë në zonën e Lungomares.

Dyshohet se kanë qenë dy autorë, të cilët kanë qëlluar mbrëmjen e sotme me armë zjarri një 36-vjeçar dhe e kanë lënë atë të vdekur në Lungomare në Vlorë. Viktima thuhet se eshte shtetasi me inicialet Renato Omeri, 36 vjeç.

Burimet thanë se dëshmitarët kanë dëgjuar 6 të shtëna. Në vendin e ngjarjes ka pasur një numër të madh qytetarësh, pushuesish, që janë tronditur nga ngjarja e rëndë.

 Autorët mësohet se kanë qenë në këmbë duke lëvizur derisa kanë qëlluar mbi shënjestrën, e më pas janë larguar me një automjet ne zonen e Ujit te Ftohte.

Ndërsa thuhet se viktima ka qenë duke lëvizur me bicikletë. Ai është qëlluar jashtë ambienteve të një lokali.

Të shtëna me armë në Vlorë, 1 i vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

E gjitha ka ndodhur pranë Lungomares të qytetit bregdetar.

Si pasojë e të shtënave, një person ka humbur jetën. Dëshmitarët thanë se kanë dëgjuar 6 të shtëna me armë zjarri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat