Pas vrasjes të ndodhur në Vlorë, janë zbuluar edhe detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Identiteti i plotë i viktimës është Renato Omeri. Mësohet se ai u vra teksa ecte me biçikletë pranë Lungomares dhe se atentatorë ishin dy persona. Gjithçka dyshohet se ka ndodhur për shkaqe të hasmërisë. Dy vite më parë, Omerit i kanë vrarë nipin.