Makina i pret qafën, Gëzimi vdes tragjikisht gjatë orarit të punës

Kronikë e zezë

Makina i pret qafën, Gëzimi vdes tragjikisht gjatë orarit të punës

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 16:40
Gëzim Haka

Një ngjarje e rëndë ku një burrë shqiptar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike, ka ndodhur ditën e sotme në Padova të Italisë.

48-vjeçari Gëzim Haka ka gjetur vdekjen e menjëhershme, teksa ishte duke punuar me një makinë metalprerëse në vendin e tij të punës.

Ai ishte duke punuar me një makinë metalprerëse, dhe në rrethana të pashpjeguara mirë, thuhet se ka qenë një copë metali që e ka prerë në qafë.

Ka qenë e kotë ndihma e parë e mjekëve dhe kolegëve, pasi goditja ishte vdekjeprurëse.

Viktima është personi që shihni në foton më poshtë, publikuar nga mediat italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat