Tjetër tragjedi, hyri në liqen dhe nuk doli më, mbytet tragjikisht një person

Kronikë e zezë

Tjetër tragjedi, hyri në liqen dhe nuk doli më, mbytet tragjikisht një person

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 19:20
Liqeni Artificial i Tiranës

Një person i paidentifikuar është mbytur në Liqenin Artificial të Tiranës vetëm pak minuta më parë.

Sipas njoftimit të policisë, një person rreth të 50-ave është futur në liqen, por nuk ka dalë më nga andej.

Kanë qenë dëshmitarët ata që e kanë njoftuar policinë menjëherë, ndërkohë që polumbarët po punojnë për nxjerrjen e trupit të tij nga liqeni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat