Djeg barishtet, rrezikon pronën e fqinjit

Kronikë e zezë

Djeg barishtet, rrezikon pronën e fqinjit

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 11:15
Ilustrim

Policia ka arrestuar një person në fshatin Terllabuq të Vushtrrisë e cili dyshohet se ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm pasi që gjatë djegies së disa barishteve të thata, zjarri ishte përhapur në pronën e viktimës ku ka dëmtuar një kabllo të rrymës, disa pemë frutore dhe rrethojën e pronës.

Njësia e zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat