Një person ka vdekur ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti, dje në orët e mesditës në fshatin Orllat të Drenasit.
Sipas raportit policor, shoferi i cili edhe ka gjetur vdekjen nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe kjo ka rezultuar që vetura të dalë nga rruga dhe të rrokulliset.
Pasagjeri i veturës është dërguar në tretman mjekësor në QKUK./BS