Vjedhin një banesë në Vlorë, por nuk mjaftohen me aq, rrahin edhe të zotin e shtëpisë

Kronikë e zezë

Vjedhin një banesë në Vlorë, por nuk mjaftohen me aq, rrahin edhe të zotin e shtëpisë

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 15:45
Ilustrim

Tre persona kanë grabitur një banesë dhe kanë ngritur dorë mbi të zotin e shtëpisë, ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Tre personat kanë hyrë në banesën ku jetonte një i moshuar me inicialetN.N., 81 vjeç, ka bërë kallëzim në polici, duke thënë se gjatë mbrëmjes i kanë hyrë në banesën e tij persona të paidentifikuar, të cilët kanë tentuar ti vjedhin duke përdorur dhunë.

Ai ka thënë para uniformave blu se të dyshuarit e kanë rrahur dhe kanë tentuar të vjedhin, por nuk kanë mundur të marrë gjë. Gjithçka për shkak të britmave për ndihmë prej 81-vjeçarit, çka ka bërë që autorët të largohen. Aktualisht nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat