Vidhet fabrika në Maliq, autorët në arrati

Kronikë e zezë

Vidhet fabrika në Maliq, autorët në arrati

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 10:24
Ilustrim

Gjatë natës së 8 gushtit, në fshatin Drithas-Maliq, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me thyerje zyrat e fabrikës në pronësi të shtetasit F.L, 54 vjeç.

Policia bën të ditur se ata kanë mundur të marrin një sasi lekësh, një njësi kompjuterike si edhe automjetin në pronësi të këtij shtetasi tip “Mercedes-Benz”.

Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat