Policia greke ka ndaluar një skaf në bordin e të cilit u gjet një ton drogë e llojit kanabis. Skafi është ndaluar nga patrulla e policisë bregdetare greke, në bashkëpunim me shërbimin e ndjekjes kundër drogës.
Ndalimi i skafit ka ndodhur në afërsi të ishullit Kithira, në jug të gadishullit të Peloponezit. Dhe sipas mediave greke, nuk është dhënë ende asnjë njoftim mbi identitetin e skafit dhe as përbërjen e ekipazhit.
Skafi po riomorkiohet për në portin e Neapolit, me qëllim që t’i nënshtrohet një kontrolli më të hollësishëm.