Makinat përplasen kokë më kokë në Librazhd, dy të lënduar

Kronikë e zezë

Makinat përplasen kokë më kokë në Librazhd, dy të lënduar

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 14:19
Ilustrim

Një aksident është regjistruar sot në aksin Librazhd-Elbasan. 

Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën kokë më kokë në vendin e quajtur ‘Kthesa e Murrashit’, e për pasojë dy persona janë plagosur lehtë, identiteti i të cilëve nuk dihet.

‘BalkanWeb’ raporton se si pasojë e aksidentit është paralizuar qarkullimi i mjeteve, duke krijuar edhe radhë prej 1 km.

Sakaq, për normalizimin e situatës në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat policore, të cilët bënë të mundur transportimin e dy automjeteve të përfshira në aksident, me qëllimin lirimin e rrugës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat