Theret me thikë një 15-vjeçar në Prishtinë

Kronikë e zezë

Theret me thikë një 15-vjeçar në Prishtinë

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 22:48
Foto ilustrim

Një 15-vjeçar ka mbetur i lënduar pasi është therur me thikë nga një moshatar i tij.

Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se rreth orës 21:00 tek “Parku i Ri” afër sallës 1 Tetori  ka ndodhur një therje me thikë pas një mosmarrëveshje që e kishin adoleshentët.

Personi i lënduar është dërguar në QKUK, derisa i dyshuari është identifikuar nga policia.

Policia e Kosovës po vazhdon të merret me rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat