Tenton t’i shpëtojë policisë, por 27-vjeçari shqiptar…

Kronikë e zezë

Tenton t’i shpëtojë policisë, por 27-vjeçari shqiptar…

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 16:11
Ilustrim

Një tjetër shqiptar është arrestuar ditën e sotme në shtetin fqinj, Greqi, i akuzuar për trafik droge.

Në pranga ka përfunduar një 27-vjeçar, i cili po udhëtonte në aksin rrugor Trikala-Larisa dhe nuk i ndaloi patrullës së policisë që ndodhej në rrugë.

Shtetasi shqiptar rriti shpejtësinë dhe tentoi të shpëtonte, por pas përndjekjes nga makinat e policisë, u bllokua dhe iu vunë prangat.

Mediat greke shkruajnë se nga kontrolli në brendësi të makinës rezultoi se ai po transportonte një sasi kanabisi me peshë 25 kilogramë, të ambalazhuar në 50 qese plastmasi.

Gjithashtu policia ka deklaruar se përveç drogës, ka sekuestruar mjetin, një shumë monetare prej 175 eurosh si dhe 4 telefonë celularë.

Në komunikatën e policisë vendase thuhet se 27-vjeçari shqiptar e kishte sjellë drogën nga Shqipëria, me qëllim që më pas ta trafikonte në tregun grek.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat