Horror në Romë: Vëllai vret motrën, ia bën trupin copë-copë dhe ia hedh në kazanin e plehrave

Kronikë e zezë

Horror në Romë: Vëllai vret motrën, ia bën trupin copë-copë dhe ia hedh në kazanin e plehrave

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 17:45
Provat që kanë ‘fundosur’ 62-vjeçarin ka qenë edhe një kamerat e sigurisë që e kanë kapur atë gjatë natës së 14 dhe15 gushtit teksa hidhte një kuti në koshin e mbeturinave.

Një krim makabër ka tronditur Romën dhe mbarë Italinë, ku një 62-vjeçar dyshohet se në marrëzi e sipër ka vrarë e më pas ka bërë copa-copa motrën e tij.

Ngjarja e rëndë në rrugën ‘Guido Reni’, në Flaminio të Romës.

Mediat italiane raportojnë se të dy motër e vëlla jetonin së bashku në një apartament, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se krimi ka ndodhur për probleme ekonomike.

Maurizio Diotallevi, pas disa orësh marrje në pyetje nga oficerët e krimi pranoi se kishte vrarë motrën, Nicolletën, 58 vjeçe, dhe më pas e kishte ndarë trupin e në disa copa e më pas e kishte hedhur me kuti në tre kosha me mbeturina.

Provat që kanë ‘fundosur’ 62-vjeçarin ka qenë edhe një kamerat e sigurisë që e kanë kapur atë gjatë natës së 14 dhe15 gushtit teksa hidhte një kuti në koshin e mbeturinave.

Ndërkohë, dy kutitë e tjera u gjetën në lagje të ndryshme, ku ishte trupi dhe sendet e saj personale dhe rrobat.

‘Tgcom’ shkruan se fqinjët janë shokuar nga ngjarja e rëndë, ndërsa shprehen se nuk kishin dëgjuar asnjëherë që të ziheshin të dy motër e vëlla.

“Nuk kanë pasur asnjëherë grindje. Nicoletta dhe Maurizio i njihnim mirë dhe unë kurrë nuk do ta kisha menduar këtë.”, rrëfehu fqinja.

Sakaq, policia po heton lidhur me zbardhjen e plotë të shkaqeve të krimit makabër.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat