Mbajti peng tre të rinj në Lazarat, gjirokastriti arrestohet pas 5 vitesh në Tiranë

Kronikë e zezë

Mbajti peng tre të rinj në Lazarat, gjirokastriti arrestohet pas 5 vitesh në Tiranë

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 13:15
Te arrestuarit

Një 26-vjeçar i dënuar në mungesë me 3 vjet burg, u arrestua nga policia në Tiranë.

Aleksandër Kalemi nga Gjirokastra, akuzohet se në vitin 2012, më 4 mars, ka marrë peng tre persona, E.Sh, R.G dhe K.A në lagjen Dunavat, dhe i ka mbajtur në mënyrë të paligjshme në fshatin Lazarat, edhe duke i dhunuar fizikisht. 

Ndaj tij, Gjykata e Gjirokastrës më 24 dhjetor të 2015-ës, ka dhënë në mungesë vendimin e dënimit me 3 vjet heqje lirie për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë”

Policia e Tiranës bën të ditur se 26-vjeçari i ndaluar iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat