Mbrëmë në orët e vona të natës rreth orës 22 ,oo në fshatin Budrikë të Eperme të Vitisë kja ndodhurj një ngjarje rëndë tragjike që sipas policisë karakterizohet si në rrethana të dyshimta, ku për pasojë një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër i plagosur ka njoftuar Policia e Kosovës. Ky rast me elemente të vdekjes së dyshimtë, ka nisur të hetohet nga Policia e Kosovës në Gjilan.
Rastin për gazetën toë, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit,toger Ismet Hashani. “Dyshohet për një vdekje e dyshimtë si pasojë e përdorimit të armës aksidentalisht në një lokal atje, dhe ku një person tjetër ka mbetur i plagosur” ka thënë togeri Hashani.
Sipas tij, i plagosuri mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Kurse trupi i pajetë i viktimës mësohet të jetë një i ri 24 vjeqar nga fshati Remnik i Vitisë me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Njësitë përkatëse policore janë duke kryer hetimet për zbardhjen e ngjarjes./Aziz Zuka