Aksident i rëndë në Korçë, një i vdekur dhe një i plagosur

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Korçë, një i vdekur dhe një i plagosur

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 18:11
Ilustrim

Një aksident i rëndë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një grua dhe është plagosur një tjetër, është regjistruar në hyrje të fshatit Podgorie.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, kur një automjet tip “Nissan” me targa  NZY 7994 i drejtuar nga Jani Kallos, ka përplasur në hyrje të këtij fshati, dy gra të moshuara.

65-vjeçarja Sabrie Çoçka ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Pogradecit ndërsa ka mbetur e plagosur rëndë 70-vjeçarja Bike Xhemollari.

Sipas policisë, dy të moshuarat kanë qenë në anë të rrugës kur janë përplasur nga mjeti, i cili po udhëtonte nga Prrenjasi në drejtim të Kapshticës.

Sipas verifikimit paraprak të vendngjarjes nga ekspertët e qarkullimit mësohet se bë momentin e aksidentit mjeti  ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara , gjë e cila duket qartë edhe nga gjurmët e lëna nga frenimi i gomave.

Drejtuesi i mjetit i cili ishte emigrant në shtetin grek kishte zgjedhur rrugën dytësore në drejtim të pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, rrugë e cila është më e shkurtër se aksi Pogradec-Kapshticë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat