Pejë: Ia vrasin lopën me armë në kullotë

Kronikë e zezë

Pejë: Ia vrasin lopën me armë në kullotë

Nga: Bota Sot Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 10:40
Pamje nga fshati Shtupeq i Madh

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur i kanë vrarë një lopë, të cilin e kishte në kullotë.

Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtupeq i Madh në Pejë, përcjell Bota sot.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se persona të dyshuar të panjohur i kanë qëlluar me armë zjarrit një lopë e cila ka qenë në kullot me ç’rast e njëjta i ka ngordhur. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse”, thotë PK-ja./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat