Tri persona janë intervistuar dje pasi poseduan armë të paautorizuar.
Raporti 24 orësh policor, raporton se dje në Mamushë të Prizrenit, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K/Turk është gjetur dhe konfiskuar një AK-47.
Në lidhje me rastin janë intervistuar tre të dyshuar meshkuj K/Turq, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.