U largua për 10 ditë nga shtëpia, ja çfarë deklaroi në polici 18-vjeçarja nga Durrësi

Kronikë e zezë

U largua për 10 ditë nga shtëpia, ja çfarë deklaroi në polici 18-vjeçarja nga Durrësi

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 10:41
Ilustrim

Më në fund Policia e Durrësit ka arritur ta gjejë dhe të dorëzojë tek familjarët një vajzë të re që prej 10 ditësh ishte larguar nga shtëpia.

18-vjeçarja me inicialet E. R., banuese në Ishëm, ishte denoncuar si e larguar nga shtëpia që në datë 14 nëntor.

Ditën e premte, policia ka mundur të lokalizojë vendndodhjen e saj. Para efektivëve të rendit, vajza e re ka pranuar se ishte larguar nga shtëpia me dëshirën e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat