Digjet shtëpia e pabanuar, policia gjen një kufomë të djegur

Kronikë e zezë

Digjet shtëpia e pabanuar, policia gjen një kufomë të djegur

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 22:57
Ilustrim

Një shtëpi e pabanuar është djegur gjatë natës në fshatin Lekas të Korçës, ku pas kqyrjes së policisë është gjetur një kufomë e djegur plotësisht, ende e paidentifikuar.

Sipas informacionit paraprak, ndërtesa është djegur gajtë natës, dhe gjatë kontrollit të ambienteve të djegura, pas shuarjes së flakëve, është gjetur kufoma. Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për I. Q, nga një fshat i Korçës, i cili nga deklaratat e banorëve të zonës rezultonte me probleme mendore. Mendohet se ai kishte shkuar në këtë zonë për të punuar.

Në afërsi të kufomës, janë gjetur disa sende dhe orendi personale (metalike), të cilat shërbenin për pirjen e duhanit dhe për ushqyerje. Hetimet vijojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat