Zjarr në një ndërtesë në Dardani, lëndohen dy femra

Kronikë e zezë

Zjarr në një ndërtesë në Dardani, lëndohen dy femra

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 19:04
Ilustrim

Dy femra kanë pësuar lëndime, si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një ndërtesë në lagjen Dardania në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për Kp zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se të lënduarat janë dërguar për trajtim shëndetësor në QKUK.

Ajo ka thënë se ekipet e hetimit janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin që ka shkaktuar zjarrin.

Zjarri është shkaktuar derisa ishte duke u punuar në orët e rrymës në ndërtesë.

Aksidenti ka ndodhur në ora 17:00 në Bulevardin “Bill Klinton”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat