Deçan, burri plagos me armë zjarri gruan e tij

Kronikë e zezë

Deçan, burri plagos me armë zjarri gruan e tij

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 10:26
Ilustrim

Policia ka njoftuar se dje në Deçan i dyshuari mashkull ka shtënë me armë zjarri në drejtim të gruas së tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe më pas është dërguar në spitalin rajonal të Pejës.

Motivet e kësaj plagosjeje janë ende të panjohura ndërsa lidhur me rastin është konfiskuar një arme me një karikatorë të zbrazët dhe dy karikatorë tjerë me 11 fishekë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat