Po ikte nga Shqipëria, italiani kapet me pajisje përgjuese

Kronikë e zezë

Po ikte nga Shqipëria, italiani kapet me pajisje përgjuese

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Policia ka ndaluar në portin e Durrësit dje, një italian që kishte një pajisje të dyshimtë. Ai po nisej për Itali kur u ndalua dhe ishte i shoqëruar nga një shtetase italiane. Mësohet se ata kishin qendruar pak ditë në Durrës.

Para efektivëve blu, i huaji me iniciale G. I. tha se pajisja maste cilësinë e ujit, por Policia ka dyshime të forta se ajo është një pajisje përgjuese. Pyetjes se nuk u kontraktua për këtë sipërmarrje, ai nuk iu përgjigj.

Paisja u dërgua për ekspertim pranë një laboratori shkencor, pasi shihej se ajo kishte disa funksione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat