Një person ka vdekur dje si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Shtuticë të Drenasit dje në oraët e mesditës.
Sipas raportit policor 24orësh i dyshuari gjersa ishte duke lëvizur me automjetin e tij, ka goditur këmbësorin mashkull. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe gjatë trajtimit mjekësor në QKMF Drenas, i njëjti ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokuronit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa drejtuesi i automjetit është dërguar në mbajtje./BS