Policia zbulon detaje të reja nga vrasja e mbrëmshme në Skenderaj

Kronikë e zezë

Policia zbulon detaje të reja nga vrasja e mbrëmshme në Skenderaj

Nga: Bota Sot Më: 9 dhjetor 2017 Në ora: 12:39
Pamje nga vendi ku ka ndodhur krimi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga vrasja që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Radishevë të Komunës së Skenderajt.

Policia ka thënë se si pasojë e plagëve të marra nga plagosja me armë zjarri, ka ndërruar jetë një femër, derisa një mashkull dhe femër tjetër, janë në gjendje të rëndë në QKUK, përcjell Bota sot.

Personi i dyshuar, është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“RADISHEVË – Skenderaj, më 08.12.2017 17:19. Ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, si pasojë e plagëve një femër K/Shqiptare ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa dy te plagosurit  tjerë: një femër dhe një mashkull janë dërguar ne QKUK për tretman mjekësor, gjendja e tyre është e rëndë. Njësitet policore përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes, kanë konfiskuar një armë të gjatë me shtatë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit dërgohet për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat