Goditet banda e trafikut të kokainës, në pranga përfundon edhe “bosi” shqiptar

Kronikë e zezë

Goditet banda e trafikut të kokainës, në pranga përfundon edhe “bosi” shqiptar

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 13:07
Ilustrim

Guardia di Finanza në Venezia e Pisa, ka përfunduar në operacion të gjerë për trafik ndërkombëtar të drogës. Në pranga kanë përfunduar nëntë persona.

Në krye të organizatës kriminale është një 40-vjeçar shqiptar, rezident në San Doná, ku ndodhet një ofiçinë, në të cilën modifikoheshin makinat, me dysheme të dyfishtë, për të kaluar drogën nga njëri shtet në tjetrin. Hetimet e Guardia di Finanza kanë zgjatur dy vjet dhe në përfundim të tij janë sekuestruar mbi 80 kilogramë heroinë të pastër.

Trafiku i drogës përfshinte Shqipërinë, Maqedoninë dhe disa provinca të Italisë Veriore. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, të arrestuarit janë nga Elbasani dhe qendra e tyre ishte pikërisht në këtë qytet.

Përveç nëntë arrestimeve, dy shqiptarë dhe një italian janë njoftuar për detyrim paraqitjeje. Komponentët e huaj të organizatës ishin nga Elbasani dhe sipas akuzës fusnin sasi të madhe heroine në Itali. Hetimet e autoriteteve italiane janë kryer në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe ato maqedonase, me takime të kryera në Tiranë dhe Ohër.

Hetimet paralele në Maqedoni, të koordinuara nga prokuroria e Shkupit dhe të kryera nga policia maqedonase ka sjellë kapjen e sasive të mëdha droge dhe arrestimin e personave përgjegjës për transportin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat