Paguan me bitcoin për të vrarë të dashurin

Kronikë e zezë

Paguan me bitcoin për të vrarë të dashurin

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 16:46
Ilustrim

Një grua italiane, e cila jeton në Danimarkë, ka urdhëruar një vrasje në mars, duke transferuar 4.1 bitcoin, që atëherë kishte vlerën 3,000 funta.

Ajo kishte paguar një vrasës për të vrarë të dashurin e saj, njoftoi gjykata.

Mediat daneze raportojnë se gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, është dënuar me gjashtë vjet burg dhe u dëbua nga Danimarka, ku kishte jetuar për 30 vjet.

Bitcoin mund të bartet në mënyrë elektronike në mes përdoruesve pa një ndërmjetës, si një bankë, duke e bërë potencialisht tërheqës për blerjen e mallrave dhe shërbimeve të paligjshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat