Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një vjedhje në rrugën Magjistrale Ferizaj –Prishtinë.
“Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se persona të panjohur pasi i kanë thyer veturën të cilën e kishte parkuar. Nga vetura i kanë vjedhur dy çanta dore, në të cilat kishte dokumentet personale, 120 € dhe 20 franga zvicerane.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Kurse, rasti është duke u hetuar./BS