Qëlluan me armë në lagjen ku mbeti i vdekur 16-vjeçari, arrestohen tre të rinj nga Kurbini

Kronikë e zezë

Qëlluan me armë në lagjen ku mbeti i vdekur 16-vjeçari, arrestohen tre të rinj nga Kurbini

Më: 2 janar 2018 Në ora: 11:27
Ilustrim

Policia e Lezhës ka vënë në pranga ditën e sotme 3 të rinj, pasi dyshohet se kanë qëlluar me armë natën e Vitit të Ri në lagjen Sanxhak, ku mbeti i vrarë edhe 16-vjeçari.

Siç bëhet e ditur, në pranga janë vënë Alban Lika, 25 vjeç, Ernis Lika, 20 vjeç, Arber Lika,18 vjeç, banues në Kurbin.

Të tre të arrestuarit, rreth 00:30, të datës 1 janar, duke lëvizur me automjetin tip Benz që drejtohej nga Alban Lika, kanë qëlluar me armë zjarri.

Edhe pse ende nuk është e konfirmuar, besohet se 16-vjeçari, i cili kishte hipur në tarracën e shtëpisë së tij për të hedhur fishekzjarre, është goditur nga një plumb qorr, që mendohet se ka dalë nga armët e të arrestuarve.

Automjetit ja kishin hequr targat kur kanë qëlluar me armë zjarri, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti së bashku me targat të cilat ishin në bagazh,  19 gëzhoja dhe një fishek model 56, kalibri 7.62. mm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat