Durrës, përplasen dy makina, tre të plagosur

Kronikë e zezë

Durrës, përplasen dy makina, tre të plagosur

Më: 27 janar 2018 Në ora: 23:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit.

Mësohet se dy automjete janë përplasur tek sheshi “Pranvera”. Dyshohet se në këtë aksident automobilistik kanë mbetur të plagosur tre persona.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka kërkuar ndihmën e zjarrfikëses, pasi dy vajza dhe një djalë kanë mbetur të bllokuar brenda mjetit.

Automjetet e aksidentuar janë dëmtuar rëndë, ndërsa policia po heton për të zbardhur shkaqet e përplasjes.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat