Rrahje në burgun e Idrizovës, lëndohet një i burgosur

Kronikë e zezë

Rrahje në burgun e Idrizovës, lëndohet një i burgosur

Më: 30 janar 2018 Në ora: 14:01
Ilustrim

Një i burgosur ka marrë lëndime të rënda, si pasojë e një rrahje në burgun e Idrizovës.

Sipas policisë, incidenti ka ndodhur dje rreth orës 16:00, kur i burgosuri R.GJ (45) nga fshati Jurumleri, është goditur nga i burgosuri A.K.

“R.GJ i është dhënë ndihmë mjekësore në Qendrën për urgjencë në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup dhe i janë konstatuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në raportin e policisë.

Ata më tej shtojnë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e incidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat