U arrestua në Vlorë/ Kush është Genci, kushëriri i fantazmës që kontrollonte prostitucionin....

Kronikë e zezë

U arrestua në Vlorë/ Kush është Genci, kushëriri i fantazmës që kontrollonte prostitucionin....

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 22:54
Ilustrim

Një 46-vjeçar nga Vlora u arrestua një ditë më parë nga policia pasi rezultonte person në kërkim.

“Rreth orës 23:30, në lagjen “Pavarsia”, në vendin e quajtur “Aulona”, është kapur nga shërbimet policore shtetasi Grigor Lamaj, 46 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasi i mësipërm është me masë  sigurie ‘Arrest shtëpie’, me qëllim ekstradimi. Ky shtetas ka marrë masën e sigurisë ‘Arrest shtëpie’, pasi Gjykata e Milanos e ka dënuar me 8 vjet e 1 muaj burg për Veprën Penale, "Organizatë kriminale në bashkëpunim, ndihmë dhe favorizim prostitucioni", të parashikuar nga nenet përkatëse të Kodit Penal Italian. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme”, njoftoi zyrtarisht Policia e Vlorës.

Grigor Lamaj, i cili ka përdorur edhe emrin Genci, ishte pjesë e një grupi që shfrytëzonin vajza për prostitucion në Itali, kryesisht shqiptare. Në vitin 2001, organizata që drejtohej nga Lefter Lamaj, kushëriri i Gencit, u godit nga një aksion i karabinierëve, me disa persona të arrestuar, por Genci dhe Lefteri i shpëtuan prangave. Të dy u dënuan në mungesë nga drejtësia italiane.

Grigor Lamaj u arrestua në Tiranë në maj 2016 në kuadër të aksionit të koduar “Pranvera”. Ndaj tij, gjykata e Tiranës vendosi masën e arrestit shtëpiak në pritje të ekstradimit drejt Italisë, edhe pse ai ishte një person në kërkim ndërkombëtar dhe rreziku tu arratisur ishte i lartë. Dhe kjo ndodhi. Grigor Lamaj theu masën e sigurisit personal, për tu arrestuar një ditë më parë në Vlorë. Ndërkohë, kushëriri i tij, bosi i organizatës që merrej kryesisht me shfrytëzim prostitucioni në Itali në vitet ‘90 dhe fillimvitet 2.000 është ende i pakapshëm.

Këtij të fundit, drejtësia italiane i ka faturuar edhe vrasjen e një vajze latine në vitin 2.000, që shfrytëzohej si prostitutë nga organizata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat