Rrëmbim e dhunë ndaj 19-vjeçarit, arrestohet kryeplaku i fshatit në Korçë

Kronikë e zezë

Rrëmbim e dhunë ndaj 19-vjeçarit, arrestohet kryeplaku i fshatit në Korçë

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 10:36
Ilustrim

Arrestohet në flagrancë kryeplaku i fshatit Biranj në Korçë, i cili akuzohet për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese”.

Specialistët e seksionit për krimet ndaj jetës, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Bledi Nurçe, 36 vjeç, banues në fshatin Biranj (me detyrë Kryeplak i këtij fshati).

Më datë 05.02.2018, në fshatin Biranj, shtetasi Bledi Nurçe, ka shkuar tek banesa e shtetasit K.R, 19 vjeç e ka goditur fizikisht dhe i ka kërkuar këtij të fundit, të dilte jashtë banese me pretendimin se e kërkonte Policia, për ta pyetur në lidhje me vjedhjen e disa pajisjeve elektroshtëpiake në banesën e shtetasit L.M, 45 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 30.01.2018.

Pasi kanë shkuar tek banesa ku kishte ndodhur vjedhja, Bledi Nurçe sërish ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit K.R, me pretendimin se ky i fundit ishte autor i kësaj vjedhje dhe më pas e ka lënë të lire.

Nga ana e Policisë, po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat