Aksi Kukës – Shishtavec është bllokuar sërish mëngjesin e sotëm, si pasojë e rënies së një masivi shkëmbor.
Kjo është e disata herë në pak ditë që ky aks bllokohet nga rrëshqitja e gurëve dhe dherave, ndërsa banorët shprehen të shqetësuar për jetën.
Ata janë të shprehur se masivi shkëmbor është shumë i madh dhe pa ndihmën e shteti është e pamundur zgjidhja e situatës.
Por nga ana e autoritetit rrugor nuk ka pasur një reagim të mirëfilltë, për vendosjen qoftë edhe të rrjetave mbajtëse.