Kishin lënë takim me klientët, policia kap “mat” prostitutat në Gjirokastër

Kronikë e zezë

Kishin lënë takim me klientët, policia kap “mat” prostitutat në Gjirokastër

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 06:11
Ilustrim

Një ‘çerdhe’ prostitucioni është goditur nga policia e Gjirokastrës, në lagjen “18 shtatori”.

Burime për “Balkanweb” bënë me dije se është zbuluar një lokal pranë gjimnazit “Siri Shapllo”, i cili me sa duket prej vitesh shërbente për aktivitetin e prostitucionit.

Pronarja e lokalit, me inicialet V.L. e divorcuar, përdorte ambientet si pikë takimi mes prostitutave dhe klientëve.

Policia Kriminale e Gjirokastrës, ka ushtruar kontroll në këtë lokal ku zbuloi takimet që kishin lënë tre gra me klientët e tyre dy prej të cilëve të moshuar, dhe njëri student. Specialistët e krimit, kanë arritur në momentin kur u la takim me një person të kamufluar nga policia i cili hiqej si klient.  

Dy prej grave që ushtronin prostitucion, i përkasin komunitetit egjiptian. Gratë që ushtrojnë prostitucion, janë të moshës 23, 34 dhe 49 vjeçe.

Vlera e një ‘seance’ seksuale, shkonte 3000 lekë, ndërkohë që vlera e seksit oral 2000 mijë lekë.

Operacioni është përmbyllur, dhe deri tani ka vetëm shoqërime, ende jo urdhër arreste. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat