Policia ka arrestuar një person në Dejnë të Rahovecit, pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur në trotuar viktimën mashkull K/Shqiptar-këmbësor, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjakovë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.