Një aksident trafiku ka ndodhur në Drenas këto orë të vona të mbrëmjes së diel por nuk raportohet për të lënduar.
Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur saktësisht në rrugën që shpie në Komoran, konkretisht tek hekurudha.
Sipas Drenicapress, Policia e Kosovës ka dalë në vend të ngjarjes, ku po largon makinat e aksidentuara nga rruga, ndërkaq nuk dihet gjendja e të lënduarve të cilët ishin pjesë e aksidentit.
Pas bllokimit të rrugës si pasojë e aksidentit, tani rruga është liruar për qarkullim.