Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas shqiptar së bashku me një femër hungareze.
Arrestimi i tyre është bërë në pikën kufitare në Merdare, pasi që po tenton kalimin e kufirit në mënyrë ilegale.
Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.