Grabitja e banesës në Lezhë, policia gjen maskat e autorëve

Kronikë e zezë

Grabitja e banesës në Lezhë, policia gjen maskat e autorëve

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 10:14
Lezhë

Zbardhen detaje të reja nga grabitja mbrëmjen e djeshme në afërsi të Bordit të Kullimit.

Shoqërohen në polici disa persona me precedent të mëparshëm penal dhe banorë të zonës të cilët po merren në pyetje, por ende asnjë person nuk është i ndaluar.

Ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar maskat e grabitësve të cilat janë gjetur 50 metra larg vendit të ngjarjes. Ata nën kërcënimin e armëve grabitën mbrëmjen e djeshme një banesë në Lezhë.

Sipas policisë kanë qenë tre persona të cilët kanë hyrë në banesë ku kanë grabitur një shumë parash si dhe disa bizhuteri. Ata kanë dhunuar kryefamiljarin Arben Isaku dhe më pas janë larguar nga banesa duke përfituar edhe nga errësira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat