Dy punonjës policie përleshen me thika - Bota Sot
Dy punonjës policie përleshen me thika

Kronikë e zezë

Dy punonjës policie përleshen me thika

Më: 4 mars 2018 Në ora: 20:16
Ilustrim

Dy punonjës të një kompanie të policisë private janë përleshur këtë të dielë në mes të ditës me thika.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugë dytësore Tiranë- Vorë, dhe si shkak ka patur disa motive krejt banale. Dy p[olicët privatë kanë përdorur thikat kundër njëri- tjetrit e për pasojë kanë mbetur të plagosur. Policia sqaron se sherri ka ndodhur mes punonjësve me inicialet A.K, 59 vjeç dhe shtetasit A.V, 50 vjeçar.

NJOFTIMI:

Më datë 04.02.2018, rreth orës 15:45 në rrugën dytësore Tiranë -Vorë, në ambjentet e një biznesi privat ka ndodhur një konflikt çasti ndërmjet dy punonjësve të shërbimeve SH.P.S.F, shtetasve A. K., 59 vjeç, dhe A. V., 50 vjeç, të cilët kanë përdorur mjet prerës thikë. Për pasojë të dy shtetasit e mësipërm kanë mbetur të plagosur të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vengjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe veprimet e mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test