Dy të rinj rrahin 50-vjeçarin nga Senakosi - Bota Sot
Dy të rinj rrahin 50-vjeçarin nga Senakosi

Kronikë e zezë

Dy të rinj rrahin 50-vjeçarin nga Senakosi

Më: 19 mars 2018 Në ora: 17:44
Ilustrim

Të dielën mbrëma rreth orës 21.30 minuta, pesëdhjetë vejçari me iniciale R.K nga fshati Senakos i Gostivarit ka denoncuar se gjatë ditës rreth orës 14.20 në objektin ku ka punuar kanë hyrë dy persona N.H 22-vjeçarë dhe V.H 23 nga fshati Gradec dhe pas një zënke të shkurtër verbale me të, e kanë spërkatur me një sprej në fytyrë, dhe më pas me një boks hekuri disa herë e kanë goditur në kokë, duke i shkaktuar lëndime të dukshme dhe më pas menjëherë e kanë lëshuar objektin.

Nga goditjet R.K ka rënë në tokë, ndërsa kur është munduar që të ngrihet sërish është spërkatur me sprej në sy. Dy sulmuesit menjëherë janë gjetur, janë arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor të Gostivarit për zbardhjen e plotë të rastit pas çka do të ballafaqohen me padi adekuate. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test