Plagosi me armë zjarri "armikun" e Shullazit", arrestohet 22 vjeçari

Kronikë e zezë

Plagosi me armë zjarri "armikun" e Shullazit", arrestohet 22 vjeçari

Më: 8 prill 2018 Në ora: 13:45
Polica e shtetit

Një 22 vjeçar banues në Tiranë, u prangos nga policia për një tentativë vrasjeje të ndodhur më 16 shkurt, ku mbetën të plagosur dy persona, midis të cilëve shtetasi Gjon Pelivani, i njohur si "armik" i Emiljano Shullazit si dhe një shtetas tjetër.

Për përplasjen me armë të ndodhur më 16 shkurt, u prangos i riu Redi Palushi.

"Shtetasi Redi Palushi ishte i shpallur në kërkim nga shërbimet e Policisë për veprat penale  "Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim mbetur në tentative, dhe “Mbajtje pa leje të armeve dhe municionit luftarak”.

Pasi me datë 16.02.2018, në rrugën “Irfan Tomini”, gjatë një konflikti të çastit mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasi Gjon Pelivani dhe R. H., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën", sqaron policia.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat