Dalin pamjet, këta janë viktimat e aksidentit tragjik në Fier

Kronikë e zezë

Dalin pamjet, këta janë viktimat e aksidentit tragjik në Fier

Më: 9 prill 2018 Në ora: 13:27
Këta janë viktimat e aksidentit tragjik në Fier

Personat që shikoni në fotografi janë viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier.

Ata janë Fisnik Murataj 32 vjeç dhe djali i xhaxhait të tij, Agustin Murataj 30 vjeç.

Por krahas tyre humbi jetën edhe e fejuara e Fisnikut, 34-vjeçarja franceze Nozia Ahamout.

Ishte Fisniku, ai që drejtonte makinën, e cila përfundoi në kanal pranë fshatit Varibop, në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Image

Fisniku njihej nga të gjithë si Niku dhe me Nozian, ishte njohur në emigrim në Greqi, ku pas disa vitesh lidhje, ishin fejuar, madje dhe nusen e kishte sjellë tek prindërit, duke i bërë gjërat familjare. 

Aksidenti tragjik u zbulua rreth orës 08:10 të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, ku në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755.

Image

Viktimat kishin qenë mbrëmjen e së dielës në dasmë dhe teksa ndaj të gdhiri po ktheheshin prej saj, makina përfundoi në një kanal, duke u marrë jetën.

Viktimat e aksidentit të ndodhur në Fier, janë dy kushërinjtë Murataj, nga fshati Kutë e Mallakastrës.

Në videon që gjeni më poshtë, shihet momenti kur tentohet të nxirret nga mjeti trupi i pajetë i një prej viktimave.

Image

Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës për shkak të shpejtësisë së madhe. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat