Dy të lënduar në aksidentin te Liqeni i Badovcit - Bota Sot
Dy të lënduar në aksidentin te Liqeni i Badovcit

Kronikë e zezë

Dy të lënduar në aksidentin te Liqeni i Badovcit

Më: 17 prill 2018 Në ora: 09:54
Vetura e aksidentuar

Policia e Kosovës tha se dy persona kanë marrë lëndime si pasojë e aksidentit të trafikut që ndodhi sot në mëngjes te Liqeni i Badovcit, në magjistralen Prishtinë- Gjilan.

Kallxo raportoi më herët për këtë aksident me fotografi të dërguara nga një qytetar.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, tha për Kallxo se dy persona janë dërguar për trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra nga përplasja e dy veturave.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test