Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Më: 30 prill 2018 Në ora: 09:25
ilustrim

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Tefik Zybmeri” në Prishtinë.

Në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës, thuhet se në një shtëpi, është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore.

Tutje thuhet se njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat