Policia e Kosovës dje ka arrestuar të dyshuarën femër e cila më 4 nëntor të vitit të kaluar ka vjedhur në një lokal çantën e krahut një femre tjetër.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë ku sipas viktimës në çantë ishin 1 mijë e 40 euro dhe dokumentet personale.
E dyshuara pas intervistimit me vendimin e Prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes.