Alarmohen banorët në Burrel, 17 vjeçari qëllon me armë

Kronikë e zezë

Alarmohen banorët në Burrel, 17 vjeçari qëllon me armë

Më: 5 maj 2018 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Banorët e lagjes “Drita” të Burrelit janë alarmuar nga të shtënat me armë.

Një 17 vjeçar ka rrëmbyer armën dhe ka qëlluar në ajër.

L.M pasi u arrestua nga policia u shpreh se nuk ka pasur arsye, por ka qëlluar kot.

“Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen “Drita”, të qytetit Burrel, ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër dhe më pas është larguar.

Si rezultat i një pune të mirë organizuar nga shërbimet e policisë Mat, u arrit të identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i kësaj ngjarje. Vijon puna për gjetjen e armës që ka përdorur autori”, njofton policia e qarkut Dibër.

17-vjeçari ka deklaruar në polici ka deklaruar se nuk ka pasur ndonjë arsye apo konflikt të qëllonte, duke u shprehur se ka vepruar kot. Megjithatë ai nuk ka treguar se ku e ka gjetur armën.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale “ Prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “ Prishje e qetësisë publike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat