Alarmon banorët, 17-vjeçari: Qëllova kot në ajër

Kronikë e zezë

Alarmon banorët, 17-vjeçari: Qëllova kot në ajër

Më: 6 maj 2018 Në ora: 07:28
Ilustrim

Një 17-vjeçar ka terrorizuar me armë banorët e lagjes “Drita” të Burrelit, teksa ka qëlluar në ajër. Policia u vu menjëherë në lëvizje, duke arrestuar L.M.

“Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen “Drita”, të qytetit Burrel, ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër dhe më pas është larguar. Si rezultat i një pune të mirëorganizuar nga shërbimet e policisë Mat, u arrit të identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i kësaj ngjarje. Vijon puna për gjetjen e armës që ka përdorur autori”, njofton policia e qarkut Dibër.

Por mësohet se 17-vjeçari në polici ka deklaruar se nuk ka pasur ndonjë arsye apo konflikt të qëllonte, duke u shprehur se ka vepruar kot. Megjithatë ai nuk ka treguar se ku e ka gjetur armën.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale “ Prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “ Prishje e qetësisë publike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat