Katër të arrestuar në veri - Bota Sot
Katër të arrestuar në veri

Kronikë e zezë

E enjte, 18 tetor 2018

Katër të arrestuar në veri

Më: 17 maj 2018 Në ora: 13:56
Ilustrim

Tri lokacione të ndara në veri janë kontrolluar në orët e mëngjesit nga Policia e Kosovës, dhe katër persona, tre meshkuj dhe një femër janë arrestuar pas gjetjes së një arme dhe dëshmive tjera gjatë këtij operacioni.

Bastisjet janë kryer me urdhëresë të gjykatës në dy lokacione në veri të Mitrovicës dhe një tjetër në një fshat të komunës së Zveçanit, kanë konfirmuar zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, personave të arrestuar u është caktuar ndalimi policor 48 orë.

Një revole dhe dëshmi tjera, të cilat janë gjetur gjatë operacionit të kontrollit, do të shërbejnë për procedurën e mëtejme hetimore.

“Operacioni i kontrollit është ndërmarrë pas disa rasteve serioze të ndodhura në veri të vendit”, ka thënë Besim Hoti nga Policia rajonale e Mitrovicës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test